Elbasan, reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në disa akse.

Postuar në 27 Mars, 2014 12:40

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Elbasanit gjatë të gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar edhe problem në qarkullim në disa akse kombëtare të këtij rajoni.

Burime nga shtabi i emergjencave civile në Prefekturë bëjnë të ditur se, “si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shoqëruara edhe me erëra të forta kanë krijuar situatë problematike në qarkullimin e mjeteve, në disa akse rrugore, ku më problematike situata është paraqitur në aksin Elbasan – Peqin në vendin e quajtur Kthesat e Paprrit, si edhe në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “ Kthesat e Murrashit”.

Shkakjanë bërë gurët e rënë nga kodrinat që ndodhen përgjatë këtyre dy akseve, të cilat gjithnjë në reshje shiu shkaktojnë problem në qarkullim, pasi gurët bien në rrugën nacionale dhe vështirësojnë qarkullimin e mjeteve, të cilët detyrohen të ecin me shpejtësi të ulët, për shkak se gurët mund të shkaktojnë edhe dëme material në mjetet e tyre”.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia rrugore, e cila po bën të mundur normalizimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa kërkohet ndërhyrja e punëtorëve të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtyre dy akseve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.