Elbasan, krim i dyfishtë brenda familjes, babai vret të birin dhe nusen italiane

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku babai ka vrarë djalin e vet dhe nusen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, në katine katërt të një pallati në qendër të qytetit, pranë postës, ku banonte çifti.
Sipas policisë së Elbasanit autori i krimit të rëndë brenda familjes është Engjëll Llucaj, 65 vjeç i cili ka vrarë me armë zjarri tip automatike djalin e tij 27 vjeç, Sokol Llucaj dhe nusen e këtij të fundit, Xhulia Politafieri, 24 vjeçe, shtetase italiane.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes makabre, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit të radhës brenda familjes. Paraprakisht mendohet se konfliktet familjare kanë çuar në krimin e rëndë.
SHQIP
Add new comment