Elbasan, gjenden 6 qese hashash në derën e xhamisë, s'dihet autori

Policia e Elbasanit ka zbuluar dhe ka sekuestruar 6 qese farmacie me lëndë narkotike kanabis sativa pranë xhamisë së fshatit Dushk Belesh, ndërsa ka nisur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas policisë, 6 qeset janë gjetur të fshehura para derës së xhamisë, ndërsa nuk dihet ende poseduesit i tyre.
Ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për procedime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.
Add new comment