Elbasan, breshëri shkatërron serat dhe të mbjellat në Dumre

Reshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella në Dumre. Nisur nga situata e krijuar, kreu i bashkisë së Belshit i bën apel qeverisë për mbështetje.
Mësohet se në zonën e Dumresë në rrethin e Elbasanit moti i keq dhe reshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella të fermerëve.
Si pasojë e reshjeve të ditës së sotme raportohet se të prekurit nga dëmtimet janë një numër i madh fermerësh, ndërkohë që kreu i bashkisë së Belshit, Asqeri Kushqja dërgon një apel me anë të mediave: “Dëmtimet janë të shumta, i kërkoj ndihmë shtetit”.
Add new comment