Elbasan, bie në lumë çifti i bashkëshortëve, mbytet burri

Postuar në 12 Mars, 2013 08:57

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh kanë rënë aksidentalisht në lumin Zaranikë dhe njëri prej tyre ka humbur jetën. 

Sipas të dhënave paraprake ka qenë policia, e cila ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë çiftin nga lumi i rrëmbyeshëm, si pasojë e reshjeve. Policia bën me dije se, gjatë transportit për në spital ka humbuar jetën Agim Hashari 30 vjeç. Ndërsa gruaja Miranda Hashari rreth 30 vjeç ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se gjatë nxjerrjes së viktimës nga uji është dëmtuar edhe një polic.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.