Elbasan, aksidentohet për vdekje një kalimtar, u përplas në rrugë nga një maune.

Një kalimtar ka humbur jetën mesditën e sotme në Elbasan, pasi u përplas nga një automjet.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, ku maunia me targë FR989CA, ka përplasur për vdekje një person që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë për ta dërguar në spital, viktima, ende i paidentifikuar, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet se 45 vjecari ka humbur kontrollin e bicikletës duke i prerë rrugën kamionit cka ka sjellë edhe përplasjen fatale që solli vdekjen e tij të menjëhershme.
Add new comment