Eksploziv makinës në oborrin e bashkisë, një i vdekur në Vorë.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 10:29

Një tjetër person është sulmuar ditën e sotme me eksploziv dhe ka gjetur vdekjen. B.Xhabafti eshte viktima e radhes nga aktet terroristi me shperthim tritoli.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në oborrin e bashkisë së Vorës.
Policia njofton se një makinë ka shpërthyer aty dhe për pasojë, një shtetas ka mbetur i vdekur në vend. Viktima eshte identifikuar me inicialet B.Xhabafti.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë që kanë nisur hetimet për krimin.
Diten e djeshme tre persona u plagosën nga shpërthimi i një lënde eksplozivi në kryeqytet në një lokal në zonën prane Qytetit Studenti. Dy prej këtyre personave, një biznesmen dhe një punonjës i tij mbetën te gjymtuar nga ngjarja e cila ka mbetur pa autor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.