Ekspertiza:Në shtepinë e pedofilit nuk ka gjurmë gjaku tëJulian Çelës.Po hetohet edhe në pistën e trafikimit

Analizat e gjakut të bëra në banesën me qira të pedofilit Ardian Prenjasi , nuk kanë përkuar me profilin e AND-së së Julian Çelës, djalit që është shpalluar i humbur më 30 nëntorr 2012 .
Sipas dëshmisë të dhënë disa herë nga Prenjasi ai i qëndron verionit se e ka mbytur Julian Çelën,me duar, duke i bllokuar frymarrjen ,pasi ai nuk kishte pranuar të kryente marrdhënie me të.
Ndonëse , Prenjasi është dërguar disa herë në ladfillin e Sharrës , ende nuk është identifikuar asgjë.
Po ashtu një pistë zyrtare për zhhdukjen e Julianit është edhe trafikimi.
“Po hetojmë në dy pista , ku më kryesorja është vrasja e vogëlushit dhe hedhja e tupit në landfilkin e Shrrës.Megjithatë ,po mbledhim prova,kryesisht dëshmi,edhe për pistën e trafikimit,, pasi disa familjarë të Julianit, fqinj dhe kolegë të Prenjasit, kanë treguar edhe për disa episode të dyshimta” kanë pohuar për gazetën “Shqip” burime nga grupi hetimor.
TEMA
Add new comment