Eksperti Ndoc Çardaku: Akuzat, të pavërteta Familjarët: Ziverit ia kanë ndryshuar bluzën

Postuar në 19 Shkurt, 2013 13:53

 

TIRANE- Eksperti Ndoc Çardaku, akuzuar nga prokuroria per manipulim provash ne ekspertizen e rrobave te demonstruesit Ziver Vezi, mbetur i vdekur gjate demonstrates se 21 janarit ka deklaruar sot ne ‘Neës 24′ te verteten e ekspertizes se bere, duke hedhur poshte akuzat e bera ne adrese te tij.

Ai thote se eshte befasuar kur eshte njohur me apelimin e Prokurorisë së Tiranës drejtuar gjykatës së Apelit ku ai rezulton me emer dhe mbiemër per manipulimin e provave.

“Kjo eshte nje nga gjerat me te renda qe mund ti behet jo vetem nje eksperti por cdo personi publik. Rrethimi i vendit te ngjarjes dhe izolimi i saj behet deri ne momentin qe grupi i hetimit te vije ne vendin e ngjarjes. Ne keto kushte, nje ekspert qe manipulon provat nuk meriton te jete ekspert. Pretendimi i akuzues ne kete raste eshte nje flluske ne tymnaje dhe nuk ka asgje te vertete. Ekspertet e institutit te policise shkencore vihen ne veprim per te ekzaminuar nje prove materiale me nje vendim te ardhur nga organi i gjykates, prokurorise dhe qe ne ate moment eksperti vihet ne veprim per ekzaminimin e proves”, tha Cardaku.

Por, familjarët e të ndjerit Ziver Veizi kanë reaguar menjëherë pas kësaj interviste, duke akuzar ekspertin, Çardaku për manipulim provash. Sipas tyre, eksperti ka ndryshuar këmishën viktimës, me pretendimin se këmisha që u paraqit në video nuk është e tij.

“Këmisha që u paraqit në video s’është e Ziverit. Veizi kishte veshur këmishë të bardhë me kuadrate të zeza”- shprehen familjarët.

“E kemi veshur vetë, së bashku me të motrën. Këmisha që kishte veshur ishte me zinxhirë”= është shprehuar kunata e Veizit.

“Çdo gjë e manipuluar, nuk besojmë më te drejtësia”- shprehet vëllai i të ndjerit Ziver Veizi.

PANORAMA

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.