Ekskursioni, Tiranë, gjendet trupi i 18-vjecarit, i mbytur prej 10 ditësh në Erzen.

Gjendet në shtratin e lumit të Erzenit dhjetë ditë pas mbytjes, trupi i Erjon Alizotit, 18 vjecarit që ra në lumë gjatë një ekskursioni në zonën e Shpellës së Zezë në periferinë e largët të Tiranes.
Mëngjesin e sotëm, polumbarët e forcave speciale të policisë RENEA, kanë gjetur trupin e pa jetë të të riut pas mbajtjes në monitorim të lumit nga shpella e Pëllumbasit deri në hyrje të Tiranës.
Dhjetë ditë pas ngjarjes, në orët e para të dites së sotme, policia ka gjetur trupin e pa jetë të Erjon Alizotit i cili po i dërgohet morgut të Tiranës për ekzaminimet shkencore në lidhje me shkakun e vdekjes.
Policia mësohet se e ka gjetur trupin e pa jetë paraditen e sotme dhe pasi e ka identifikuar ka vënë ne dijeni familjaret e të riut. Kufoma është gjetur në një guvë uji jo me shume se 20 metra larg vendit ku ndodhi zhdukja e 18-vjecarit.
Dyshimet e para jane se Erjon Alizoti ka rrëshqitur gjatë ekskursionit drejt Shpellës së Zezë në Pëllumbas dhe gjatë rënies në humnerë, ka përplasur kokën dhe ka pësuar dëmtime në trup.
Si pasojë e thellësive por edhe kanioneve e ngushticave në të cilat kalonte rrjedha e lumit, për shume ditë gjetja e trupit të Alizotit ka qenë e pamundur me gjithë përpjekjet e mëdha e të pareshtura të policisë së shtetit dhe polumbareve nga Tirana dhe Vlora.
Add new comment