Ekonomia franceze sërish në recesion

Ekonomia franceze do të bjerë në recesion në fund të këtij tre mujori, bëri të ditur në parashikimin e saj Banka Qendrore e këtij vendi.
Sipas këtij vlerësimi, Banka Franceze parashikon se ekonomia e këtij vendi do të tkurret me 0.1% nga muaji korrik deri në shtator ndërsa një rënie e tillë u shënua edhe nga muaji prill deri në qershor.
Ekonomia franceze u rrit me 0 përqind këtë vit duke nxjerrë në pah faktin se kriza e borxheve në Eurozonë ka pasur ndikimin e saj në këtë vend duke u dobësuar në maksimum kërkesa për eksporte. Nëse Franca vjen sërish në recension atëherë ky do e ishte dështimi i dytë për ekonominë brenda një periudhe të shkurtër prej tre vjetësh.
Ballkanweb.com
Add new comment