Ekonomia dhe agrobiznesi, degët më të kërkuara nga të rinjtë

Të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë lëndë që lidhen me ekonominë. Edhe në universitetin Buqjësor të Tiranës, degët më të kërkuara lidhen me këtë profil. Ekonomiku dhe Agrobiznesi është në majën e listës së të preferuarave nga studentët shqiptarë. Këtë vit për t'ju përshtatur edhe kërkesave të tregut të punës, drejtuesit e këtij universiteti kanë rishikuar kurrikulat ekzistuese, për ti bërë ato sa më të përshtatshme, me vendin e punës ku të sapo diplomuarit do të punojnë.
"Kurrikulat rishikohen ngadalë dhe në mënyrë shumë të kujdesshme për të reflektuar në mënyrë konstante dinamikat e zhvillimit të tregut dhe kërkesat në përgjithësi për specialistë. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit mbetet një prej fakulteteve të preferuara me prurje të lartë studentës, gjithashtu dhe fakulteti i bioteknologjisë, bujqësisë dhe ushqimit. Kohët e fundit fakulteti i mjekësisë veterinare po shndërrohet në një orientim mjaft atraktiv", thotë Remzi Keco, drejtor i kurrikulave në universitetin Bujqësor të Tiranës.
Vetëm në dekadën e fundit numri i studentëve në universitetin Buqjësor të Tiranës është gjashtë fishuar. Prurjet e reja, thonë drejtuesit e këtij universiteti kanë sjellë edhe nevojën për shtim të kapaciteteve por edhe laboratorëve, ku kryhet praktika mësimore.
"Mjediset shfrytëzohen varësisht sistemeve të studimit. Pra, mjediset shfrytëzohen gjatë javës për sistemin full time, gjatë fundjavave për sistemin part time, megjithatë natyrisht që nevojat gjithmonë janë konstante", thotë Keco.
Rritja e numrit të studentëve thonë drejtuesit e universitetit ka sjellë ngarkesë mësimore tek pedagogët, por ashtu sicc do vit numri i këtyre të fundit është shtuar, duke reduktuar disi orët e mësimit për pedagog.
Albanian Screen
Add new comment