Dy vendimmarrës për 21 janarin, Moisiu: Beraj dhe Hoxha, të përfshirë në afera korruptive

Postuar në 09 Shkurt, 2013 14:28

 

TIRANË- Disa vite më parë  ish-presidenti Alfred Moisiu ka refuzuar të dekretojë kryetarin e gjykatës së Tiranës dhe një anëtar i trupës gjykuese që dhanë vendimin për 21 janarin. Arsyeja e mos dekretimit, siç tregon Moisiu ka qenë përfshirja e tyre në afera korruptive. Lajmin e ka bërë të ditur “Vizion Plus”.

Të paktën dy here Zoti Moisiu ka kthyer mbrapsht propozimet e KLD-së për gjyqtarët Besnik Hoxha dhe Adriana Beraj, dy nga emrat që dhanë të enjten pafajësi për të akuzuarit e ngjarjes së janarit.

Pavarësisht se kandidaturat e tyre për anëtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ishin miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për Berajn në mbledhjen e dhjetorit 2003, dhe për Hoxhën në 5 shkurt të 2004-ës, dekretet nuk e morën kurrë firmën e Mosiut.

Ish-kreu i shtetit në një interviste për 'Vizion Plus', thotë se korrupsioni është motivi i vetëm për mosaprovimet e tij ndaj këtyre dy kandaturave. Ish-presidenti i vendit, Moisiu ka apeluar qe drejtësia shqiptare të gjejë fajtorët për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjykatës ndaj deklaratave të SHBA-ve. Sipas zotit Moisiu, është absurde të gjykohet mbi demokracinë amerikane. Sipas Moisiut, vendimi i gjykatës është një hap mbrapa në përpjekjet e vendit për integrim në Bashkimin Europian.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.