Durrës, vrasja e djegia e dy të rinjve, “për pazaret e drogës”.

Postuar në 21 Shkurt, 2014 11:34

Dy të rinj janë vrarë dhe më pas janë djegur në një makinë mbrëmë rreth orës 23:00, në afërsi të ish-Kënetës në Durrës. Viktimat janë nga Fushë Kruja me inicialet A. Kasalla dhe Sh. Babasi, të moshës 27 dhe 34 vjeç. Trupat e tyre u gjetën pa jetë në automjetin e tyre, të cilit i ishte vënë flaka në rrugën e papërfunduar që nis nga mbikalimi i Shkozetit drejt Porto Romanos në Durrës.
Pasi banorë të zonës kanë lajmëruar policcinë për makinën që po digjej, efektivë të policcisë së Durrësit dhe forcca të zjarrfikëseve nxorën nga makina që digjej trupat e pajetë të dy të rinjve. Pas hetimeve të para u konstatua se viktimat ishin vrarë më parë me armë zjarri dhe më pas ishin futur në makinën e tyre, së cilës i ishte vënë flaka. Trupat e viktimave kanë qenë të vendosura njëri në sediljen e pasme dhe tjetri në bagazhin e autoveturës. Policcia e Durrësit ka identifikuar vrasësit, ndërsa nuk jep detaje për identitetin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.