Durrës, shpërthen një makinë në zonën e Plepave, plagoset drejtuesi

Postuar në 23 Janar, 2014 04:11

Një makinë ka shpërthyer dhe më pas është djegur tërësisht ditën e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave, pranë bregdetit. Gjatë momentit të shpërthimit brenda mjetit tip ‘Citroen’ që po lëvizte në rrugën Plazh-Plepa gjendej vetëm drejtuesi i tij, i cili është nxjerrë jashtë nga persona të rastësishëm që i kanë ardhur në ndihmë. I plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Xhemal Çela, 45 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në shpërthimin dhe më pas djegien e automjetit, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar bllokimin e trafikut në njërën anë të rrugës në zonën e Plepave. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.