Durrës, prnga 18-vjeçarit, vodhi familjen dhe sajoi pengmarrje

Postuar në 27 Mars, 2013 08:09

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit nën akuzën e vjedhjes. I riu akuzohet se ka vjedhur një sasi parash në shtëpinë e tij në Ishëm dhe më pas është  larguar duke inskenuar pengmarrje nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më pare. Sipas policisë  18-vjeçari Florenc Bushi, banues në fshatin Draç të komunës së Ishmit, ka vjedhur në shtëpinë e tij 500 mijë leke dhe i ka shpenzuar ato në lokale dhe hotele të ndryshme të kryeqytetit.  Më vonë Bushi i ka dërguar babait të tij 38-vjeçar disa mesazhe, në të cilat dukej se djali ishte marrë peng nga persona të tjerë.  Pas kërkimeve i riu u gjet dje në Gjirin e Lalzit. Sipas burimeve të policisë, Florenc Bushi ka pranuar se gjithçka ishte inskenuar prej tij për të justifikuar vjedhjen.  18-vjeçari është arrestuar, ndërsa shoku i tij S.E., 33 vjeç, po nga Ishmi, i cili megjithëse ishte në dijeni të largimit të tij për në Tiranë kishte deklaruar të kundërtën, po hetohet në gjendje të lire.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.