Durrës, bllokohen 2 anije në port. Koka: Rrezik rrezatimi bërthamor

Dy anije të ardhura nga Ukraina janë bllokuar sot në Portin e Durrësit. Ministri i Mjedisit, ka sqaruar se bllokimin e ka urdhëruar pas shqetësimit të shoqërisë civile, se skrapi që vjen nga Ukraina mund të ketë rrezatim bërthamor. Ministria e Mjedisit bën me dije, se në portin e Durrësit, kanë mbërritur inspektorët e Mjedisit, nga ku do kryejnë inspektime ndaj ngarkesës me skrap të anijeve. Ndërsa Shqiptarja.com shkruan se bllokimi është bërë pasi pronarët po tentonin t’i kthenin për skrap pikërisht në territorin e portit. Dy anijet ishin futur në port pa leje dhe pa asnjë dokument për t’u kryer pikërisht aty, shkatërrimi i tyre.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi dërgimin e menjëhershëm në Port të të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë për të bllokuar procesin. Dy anijet janë blerë nga “Kurum” dhe i kishte sjellë në port për ti shkatërruar më pas të dërgohen për shkrirje në Metalurgjikun e Elbasanit.
MAPO
Add new comment