Durrës, arrestohet shtetasi italian ishte në kërkim për trafik droge.

Një i shumëkërkuar nga Interpoli për trafik ndërkombëtar droge është prangosur nga policia shqiptare mesditën e sotme në portin e Durrësit.
I arrestuari është shtetasi Italian Vito Onofrio Salerno 51 vjec, ndaj të cilit rëndon akuza për “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim të organizatave kriminale”.
51-vjeçari ishte nisur me traget nga Bari, teksa rreth orës 14:00 kishte mbërritur në portin e Durrësit, nga ku pasi ka kryer verifikimet është prangosur nga forcat e policisë kufitare.
Dyshohet se i kërkuari ka përzgjedhur pikërisht këtë periudhë për të hyrë në vendin tonë pasi fluksi në portin detar të Durrësit shënon pikun e tij.
Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në policinë e Durrësit në pritje të ekstradimit tij drejt Italisë dhe Spanjës ku kërkohet nga Policia.
Add new comment