Durrës, 9000 € bizhuteri e telefona tre vjedhje banesash në një natë.

Në orë të ndryshme të mbrëmjes së kaluar u janë drejtuar Policisë së Durrësit tre qytetarë të ndryshëm për të kallëzuar grabitjet e banesave të tyre nga persona ende të pa identifikuar. Shtetasja A.M., 37 vjeçe, banuese në Durrës, ka qenë e para që ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur banesën duke i marrë një sasi parash prej 5000 eurosh dhe disa bizhuteri. Në orët në vazhdim ata që i’u drejtuan Policisë së Durrësit ishin dy turistë nga Kosova. Shtetasi B.M, 24 vjeç, banues në Kosovë, u ka kallëzuar organeve të Policisë vjedhen e 3000 eurove dhe të disa bizhuterive, në një banesë të marrë nga ana e tij me qera në lagjen 13 Sektori Iliria. Ndërsa kosovari tjetër M.G., 49 vjeç, ka deklaruar se i janë vjedhur nga banesa e marrë me qera në po të njëjtën lagje, sektori Apollonia, rreth 1000 euro dhe një telefon Iphone5.
Gjithashtu Policia e Durrësit ka deklaruar se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhje”, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve, ende nuk dihet nëse këto tre vjedhje kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Add new comment