Dokumente false për gjakmarrje, arrestohet kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 12:08

Tre persona arrestohen në Tiranë dhe Durrës me akuzën per falsifikim te dokumentave per gjakmarrje.
Me kërkesë të Prokurorisë së Durresit, gjykata dha  masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Asamblesë Kombëtare tëMisionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, Ndrec Prenga të akuzuar për  korruprison dhe falsifikim,  si edhe dy personave te tjere  me te njejtat akuza.
Nga hetimi i Prokurorise, ka rezultuar se këta persona  dyshohet se, në këmbim të shumave nga 300 deri në 1000 euro,  hartonin dokumenta të fallsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.

Comments

Submitted by Kanuni (Ligji) ... (not verified) on

Si nje pjese e madhe OJQ-sh, edhe keta zoterinje, marrin sponsorizime nga Organzima te ndryshme europiane.

U ngjajne keshtu politikaneve shqiptare qe, per tu dukur europiane, paraqesin pamje jo reale te Shqiperise.

Te dy palet bejne keshtu korrupsion: politikanet duket sikur duan te zgjidhin problemet politike, OJQ-te fryjne

problemet sociale, per te nxjerre sa me shume perfitime vetiake.

Njera pale nuk respekton ligjet e sotme, tjetra pale deformon e keqinterpreton Kanunin, si Kod Moral e qeverises te dikurshem, kur mungonte shteti/ligji.

Per ne qe jetojme ne Perendim, edhe pse duket sikur ndihmojne shqiptare te ndryshem per dokumentimin e

pajisjen e tyre me aresye per tu dokumentuar atje ku kerkojne azil, efektin me te madh e krijojne duke paraqitur

nje Shqiperi jo ligjore, ende Kanunore (ne kuptimin e keq te fjales), te ashper, mesjetare.

Shqiperia duhet te shfaqet ajo qe eshte, problemet ato qe jane, dhe zgjidhjet duhen kerkuar te tilla.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.