Dita botërore e zemrës, Beqja: Kontroll kombëtar grupmoshave të rrezikuara

Në ditën botërore të sëmundjeve të zemrës, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka premtuar një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Gjatë një aktiviteti sensibilizues të mbajtur sot paradite në kryeqytet, Beqja apeloi qytetarët të ndërgjegjësohen për kontrolle më të shpeshta te mjeku.
“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për gjithë qytetarët shqiptarë. Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet më të shpeshta në Shqipëri. Ne do fillojmë një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Në çadrat e improvizuara konstatova me keqardhje që personat që paraqiten janë të gjithë mbi 60 vjeç. Me shumë pak përkushtim të gjithë le të bëjnë një ekzaminim minimal pasi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë sot sfidat e mjekësisë moderne”, citon ORA News ministrin Beqja.
Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Dita
Add new comment