Digjet fuoristrada në Vlorë, policia nis hetimet

Postuar në 30 Mars, 2014 05:16

Një automjet u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës. Makina tip fuoristradë me targa AA 382 IU është shkrumbuar nga zjarri në rrethana të paqarta.  Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Omonia”, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët. Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë nëse zjarri ka qenë shkak i ndonjë defekti teknik të automjetit, apo është provokuar nga persona qëllimisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.