Dhunimi i 26-vjeçares, Bregu: Inspektim Prokurorit të çështjes

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me dekrlaratën e KLD për rastin e dhunimit të 26-vjeçares nga Tepelena nga xhaxhai i burrit të saj të ndjerë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bregu shkruan se dhunuesi është larguar nga Gjykata me një vendim për detyrim paraqitje. Duke e cilësuar reagimin e KLD për sqarimin e këtij rasti si korrekt dhe të menjëhershëm, Bregu ndalet tek fakti se sipas KLD “ky dënim është dhënë sipas kërkesës së Prokurorit”. Nisur nga ky fakt, deputetja e PD-së, i sugjeron Prokurorit të Përgjithshëm nisjen e një inspektimi për këtë rast.
“Dëgjova një reagim të KLD referuar rastit të dhunimit të 26 vjeçares Y.T nga Tepelena, rrahur nga xhaxhai i bashkëshortit të saj. Dhunuesi është liruar nga Gjykata e Gjirokastrës vetëm me një vendim detyrim paraqitje!
Në fakt është për t’u vlerësuar si reagim korrekt dhe i menjëhershëm ky i KLD për të sqaruar se në këtë rast gjyqtari nuk mund të jepte një dënim më të lartë se ai që ka kërkuar prokurori dhe kjo sepse nuk e lejon Kodi i Procedurës Penale.
“Dje,” një mëkëmbës deputeti rilindas që kërkon seks me të mitur; “pardje” një shef policie në Velipojë që kërkon edhe ky “një favor të vogël seksual” një gruaje që kërkon mbrojtje nga bashkëshorti dhunues; sot, një prokuror që kërkon vetëm” detyrim paraqitje” për rrahjen barbare bërë një gruaje të re; nesër (siç ka ndodhur nder vite), një gjyqtar që “se sheh me nasep” të dënojë një burrë maksimalisht sa ia jep ligji, pse godet, a gjymton a vret një grua.
Para 2 javësh i kërkova Kld të niste inspektimin e vendimeve të gjykatës për rastet e dhunës në familje e asaj me baze gjinore.
I kam kërkuar dhe ministrit të brendshëm informacion se sa policia e zbaton ligjin per te qenë palë kallezuese në gjyq me një viktimë dhune edhe sikur ajo të tërheqë denoncimin.
Po i bashkangjis sot ketë sugjerim si detyrim institucional por dhe qytetar, Prokurorit të Përgjithshëm për të nisur një inspektim bazuar në kompetencat që i jep ligji 8737 ,“për Funksionimin e Organizimin e Prokurorisë” neni 8, pika (h ): “urdhëron kryerjen e inspektimeve, fillon procedimin disiplinor dhe vendos për marrjen e masave disiplinore, si dhe urdhëron fillimin e procedimit penal kundër prokurorëve”.
Vazhdoj t’ mendoj se nëse realisht deklaratat politike, institucionale, kuadri ligjor qe ne kemi, ligjet që hartojmë vete jane baze solide për të ndryshuar urgjentisht këtë realitet dhune, duhet të lëvizim të gjithë bashkë menjëherë!
Nuk është lajm i dorës së dytë e politike e dorës së tretë, bashkërendimi i forcave e mundësive kundër dhunës ndaj grave e fëmijëve!
E sigurisht nuk është as çështje që duhet ngritur vetëm nga gratë e lobuar nga gratë, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”, shkruan deputetja Bregu.
Add new comment