Delvinë, sekuestrohen 50 kg kanabis në bagazhin e një automjeti.

Sekuestrohen në Delvinë rreth 50 kg kanabis në bagazhin e një automjeti të braktisur në rrugë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet në automjetin tip “BMW” me targë YIX4892.
Mësohet se droga transportohej nga Gjirokastra drejt Sarandës, ndërsa në makinë ndodheshin dy persona, të cilët pasi kanë parë policinë që i është vënë në ndjekje e kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë policia po punon për të identifikuar dhe kapur përgjegjësit trafikut të lëndës.
Add new comment