DASH, Malaj takon Moore: Zgjedhjet e lira duhet të garantojnë qeverisje të qendrueshme e efektive

Deputeti i PS-e, Arben Malaj ka takuar në Departamentin e Shtetit z. Jonathan Moore, Drejtorin për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë.
Gjatë këtij takimi Malaj eshte ndaluar në rëndësinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhorë transparent, të lirë dhe të ndershëm, si një parakusht për të krijuar qeveri stabël dhe efektive e cila do të duhet menjëhere të ndërmarr përgjegjësitë dhe të filloje pa vonesë reformat që ndalin keq qeverisjen e vendit.
“Qeveria e ardhshme duhet të realizoj reformat që janë të domosdoshme, për të mbështetur një rritje ekonomike më të lartë për të luftuar varfërinë”- ka thene ai .
Ata kane diskutuar rreth sfidave të demokracise funksionale me të cilat përballet vendi, rreth sfidave të partive politike, dhe reformave të vështira ekonomike e sociale.
“U diskutua rreth tendencave dhe levizjeve nacionaliste që spostojnë fokusin e fushatës elektorale dhe njëkohësisht pengojnë dhe vonojnë bashkëpunimin midis vendeve të rajonit drejt të ardhmes së përbashkët europiane, ku SHBA dhe BE do të vazhdojnë te mbështesin Shqipërinë dhe vendet e rajonit për nje bashkëpunim sa më efektiv në nivel rajonal dhe europian i cili është parakusht për të eliminuar rrënjet e së shkuarës dhe për të garantuar paqe dhe prosperitet”- thuhet ne deklaraten per media.
Modernizmi politikës shqiptare, përgjegjësia dhe përkushtimi ndaj prioriteteve dhe sfidave të vendit, funksionimi i shtetit ligjorë, një ndërgjegjësim dhe angazhim më i plotë i shoqërisë civile dhe opinionit publik u vlerësuan element të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë dhe për një integrim më të shpejtë në BE të Shqipërisë dhe shqipëtarëve.
PANORAMA
Add new comment