Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, munguan këshilltarët e majtë

Postuar në 03 Tetor, 2013 16:47

Vijon ngërçi i krijuar prej muajsh në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar pasditen e sotme ka dështuar sërish. Pas disa muajsh bllokim, Këshilli Bashkiak nuk arriti të mblidhej as sot, për shkak se këshilltarët e majtë nuk u paraqitën në mbledhje.

Në mbledhjen e sotme pritej të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, si dhe të miratoheshin këshilltarët e rinj, pas largimit të atyre që kanë dhënë dorëheqjen pasi janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Bllokimi i punës së Këshillit Bashkiak të Tiranës erdhi pas vendimit të LSI-së për prishjen e koalicionit me PD-në dhe bashkimin me Partinë Socialiste, duke krijuar një mazhorancë të re në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.