Bregu: Në PPE do shpjegoj pse shqiptarët po mbeten peng i opozitës

Postuar në 29 Janar, 2013 08:26

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka njoftuar se sot do të jete e pranishme në Konferencën e 3-të të PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE, e cila mbahet në Bruksel.

Ne nje postim ne profilin e saj ne FB, Bregu ben me dije se në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Kryetari i PPE në Parlamentin Europian, Joseph Daul, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE, Elmar Brok, Kryetari i Delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan e përfaqësues të lartë të qeverive të Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë.

“Në mesazhin tim drejtuar pjesëmarrësve në takim do të shpreh qartë vullnetin e padiskutueshëm e 94 % të shqiptarëve për tu integruar në BE, do të prezantoj edhe njëherë arritjet tona të pamohueshme në kuadër të këtij procesi dhe do të theksoj rëndësinë e Shqipërisë në rajon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”- shkruan Bregu.

Sipas saj, ajo duhet te sqaroje edhe pse vendi mbetet per te treten here peng i opozites.

“Nga ana tjetër do më duhet të shpjegoj edhe njëherë perse shqiptarët po mbeten peng i opozitës. Përse opozita shqiptare del kundër vullnetit të qytetarëve të këtij vendi duke bllokuar për të tretin vit rradhazi statusin e vendit kandidat”- shkruan Bregu.

 PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.