Braçe: Vendimi i Apelit për Mziun, presioni politik e dha efektin

Postuar në 13 Janar, 2014 11:06

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, reagon në rrjetin social Facebook ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

“Pak ditë më parë, dërguan në shtëpi një gjykatës të përfshirë në një aferë edhe pse akuza për të është më e rënda e ngritur ndaj një gjykatësi. Pak orë më parë, dërguan në shtëpi një të zgjedhur vendor, njeri politik të akuzuar si i dyshuar në rastin më banal të korrupsionit në këtë vend me procedurat e tenderave”, shkruan Braçe. Në vijim ai shton “nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend me drejtësinë!”

“Tani nuk më shqeteson më fakti se këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do të gjykohen të lirë! Tani më shqetëson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet e tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!”, përfundon komentin në Facebook deputeti socialist Erion Braçe.

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, u arrestua më 20 dhjetor nga policia e Tiranës nën akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Partia Demokratike e opozitës e cilësoi procesin ndaj kryebashkiakut si ‘të montuar politikisht’ dhe pjesë e fushatës mediatike për të dëmtuar imazhin e opozitës

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.