Bllokohet thesari, asnjë pagesë për administratën. Ministria: Problem listëpagesat, zgjidhje për 2 ditë

Postuar në 07 Janar, 2014 04:00

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e saj te sotem shkruan per problemin e  administrates, e cila edhe këtë vit do të duhet të presë për të marrë rrogën e fundit të dhjetorit. 

“Deri dje asnjë pagesë nuk është bërë nga Thesari për shkak të zërave të padetajuara si rezultat i mungesës së informacionit nga institucionet. Kjo në fakt nuk përbën habi. Pothuajse çdo vit ka pasur precedentë të vonesave në pagesa me argumente të ndryshme që duket se nuk kanë munguar edhe këtë vit”- shkruan “Panorama”. 

Sipas saj, nga Ministria e Financave bëjnë me dije se gjithë “ngërçi” ka qenë i lidhur me bërjen gati të listpagesave. Nga ana e drejtorive të institucioneve ka pasur vonesa për shkak të ditëve të pushimit dhe fundjavës të cilat kanë penguar dorëzimin. Gjithsesi Financat konfirmojnë se dy ditët e ardhshme pritet që të zgjidhet edhe kjo situatë. Lidhur me pagesat qeveria ndërkohë ka dalë në ankande për të siguruar edhe paratë.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.