Biznesi në panik, Dhoma e Athinës: Vendi po shkatërrohet

Kreu i Dhomës së tregtisë së Athinës tha se vendi do të ecë në terren të rrëshqitshëm, nëse shkon drejt zgjedhjeve të tjera, sikundër është edhe skenari më i mundshëm aktualisht në Greqi. "Druhem se nëse do të kemi zgjedhje të tjera në 10 apo 17 qershor, vendi mund të jetë shkatërruar deri atëherë", tha Constantine Michalos, i cili nuk përjashtoi as kërcënimin që qëndron pezull mbi Greqinë, për daljen nga zona euro.
"Kostoja e daljes së Greqisë nga eurozona është duke u zhvlerësuar me kalimin e kohës, nuk bëhet më fjalë për rrezikun e madh të dy viteve e gjysmë më parë, dhe mundësia që të dalin nga zona euro është ekstremisht shqetësuese", theksoi Michalos. Liderët europianë që më herët refuzonin cdo ide që Greqia të linte eurozonën, tashmë e thonë hapur se ajo mund të flaket jashtë nëse nuk përmbush zotimet e marra për ndihmën financiare. Albanian Screen
Add new comment