Berlusconi: Opozitës i vjen era gojë

Postuar në 24 Shkurt, 2013 13:14

 

Mbarë bota i ka sytë nga Italia sot. Mediat e vendeve perëndimore presin me ankth rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Sidomos gjermanët, të cilët vazhdojnë të jenë të habitur me faktin se Berlusconi mund të kthehet në pushtet.

Por ish- kryeministri i skandaleve, i njohur edhe si “Mr. Bunga Bunga”, nuk i ndal sulmet.

“Më mirë rri me femra të bukura, se me pleqtë e opozitës, që kanë rrugë, nuk lahen dhe u vjen era gojë,” thotë Berlusconi.

Në garë priten rezultate surprizë edhe nga komiku Beppe Grillo, themelues i “Cinque Stelle”.

Ai i sulmon të gjitha politikanët si parazitë, kurse Berlusconi-n e quan “xhuxhi mashtrues”.

Sipas sondazheve, përpara është Pier Luigi Bersani, që mund të sjellë një fitore të së majtës. Ai ka premtuar bashkëpunim me Mario Montin, teknokratin e preferuar të Brukselit, edhe nëse fiton shumicën e vendeve në parlament.

Nëse nuk bën zgjedhjen e duhur, Italia do përfundojë si Greqia. Kështu paralajmërohet.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.