Berisha (tani s’mban dot as në këmbë): Po shqyrtojmë mundësinë që festa e 21 janarit të jetë ditë pushimi

Kryeministri tani ulet në karrige dhe flet në salla me orë të tëra
Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi në Lushnjë, i pyetur se përse nuk bëhet 21 janari, që përkujton Kongresin e Lushnjës, ditë pushimi, tha se po e shqyrtojnë këtë mundësi.
“Ditët e pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private se ne kemi plot ditë pushimi. Do e shqyrtojmë me shumë vëmendje, sepse ngjarja ashtu siç thatë ju është absolutisht mrekullia shqiptare. Kongresi i Lushnjes është de facto jetësimi i pavarësisë së shqiptarëve, themelimi jo vetëm i pluralizmit, por i tërë sistemit demokratik modern të Shqipërisë,” tha Berisha.
Kryeministri Sali Berisha, që tani nuk qëndron dot në këmbë, por ulet në karrige në sallë, tha se ata kanë bërë gabime, por i korrigjojnë ato.
“Jemi të sigurt që në punën tonë bëjmë gabime, meritojmë kritika dhe qortime, por ne kemi prirje të plotë të dëgjojmë zërin tuaj, të korrigjojmë gabimet tona. Nga dita që nisa këto takime të kësaj natyre, deri më 23 qershor, do të jeni kryeministri im,” tha Berisha.
TEMA
Add new comment