Berisha takon shefen e ODIHR

Postuar në 21 Maj, 2013 16:07

Një javë pas vendosjes në Shqipëri të misionit të ODIHR-it, i cili do të vëzhgoje dhe do të raportojë për standardin e zgjedhjeve të 23 qershorit, shefja e misionit te ODIHR-it, Cony McCormak u takua me kryeministrin Sali Berisha. 

Katër vjet më parë, nuk ndodhi një takim i tillë mes kryeministrit dhe shefes se ODIHR-it të asaj kohe, Odrey Glover, për shkak të refuzimit të kryeministrit Berisha.

Por, njesoj si 4 vjet më parë, këtë herë në një takim ballë për ballë me shefen e ODIHR-it, kryeministri e siguroi atë për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në kryerjen e detyrave, për të cilat ky mision është mandatuar. 

Njoftimi zyrtar thote se Kryeministri, duke shprehur bindjen e tij se mazhoranca duhet të sigurojë besimin e opozitës në proces, nënvizoi se reforma zgjedhore u bazua në propozimet e opozitës, duke permbushur rekomandimet e ODIHR-it. 

Në lidhje me problemin e KQZ-së, Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre. 

Megjithatë, kryeministri u shpreh i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë. 

Zonja McCormak e falenderoi kryeministrin për panoramën dhe qartësimet mbi çështje të caktuara të procesit përgatitor zgjedhor dhe ndau të njëjtin mendim me zotin Berisha, për rëndësinë shumë të madhe që ka transparenca e procesit zgjedhor për besueshmërinë e këtij procesi.   

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.