Berisha takon Dollapin: Zgjidhni furnizimin me energji për zonat rurale

Postuar në 01 Prill, 2013 14:52

 

Kryeministri Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme administratorin e CEZ, Sait Dollapi, drejtorin e Operatorit tё Sistemit tё Transmetimit Arben Ibro (OST), të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Engjëll Zeqo dhe tё Entit Rregullator tё Energjisë (ERE) Sokol Ramadani. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, takimi është kërkuar nga Berisha për të zgjidhur çështjen e furnizimit me energji elektrike për zonat bujqësore dhe rurale.

“Nga bisedimet qё unё po bёj me qytetarёt e kёtyre zonave, mё rezulton se ata nuk kanё vëmendjen e duhur nё lidhjen e energjisë elektrike pёr biznesin e tyre. Unё do tё citoj njё fermer, i cili foli pёr problemin qё ka me energjinё elektrike, nё stallёn e tij. Normal, stallën, ai nuk e ndёrton dot nё fshatin e tij, pasi njё stallё e madhe mbarёshtimi tё lopёve nuk mund ta ndërtojё në lagje, por ёshtё i detyruar ta largojё nё distancё nga qendra e banuar. Por njё stallё, lopёt e racёs qё mbarёshton janё biznesi i tij, madje shumё i rёndёsishёm, ku punёson familjen, por, nё raste tё caktuara, edhe tё tjerё.

Ndaj kёrkoj nga ju qё tё trajtohen po me atё pёrparёsi qё ne trajtojmё bizneset nё qytet, bizneset jo bujqёsore. Unё mund t’ju them se veprimtaria e biznesit nё zonёn rurale po rritet e fuqizohet gjithnjё e mё shumё. Vetёm nё Gore janë dy fabrika tё pёrpunimit tё qumёshtit. Ndёrkohё, njё fermer me tё drejtё kёrkon ngritjen e njё linje qё kalon nё gjatёsi nё disa komuna, por qё përforcon shumё tё gjithё parametrat e furnizimit me energji tё tyre. Linjat ishin ndofta 20 kilometra.

Ju vetё jeni ekspertë dhe keni ekspertë tё tjerё tё fushёs. Myzeqenë dhe zonat e prodhimit tё madh duhet t’i konceptojmë si zona biznesi. Unё e di qё nё Lushnje janё bёrё investime jo tё pakta nё energji, por sa ka pёrfituar fusha nё Lushnje, Fier e kudo. E tёra kjo synon qё tё parashikohet investim, ndёrhyrje e gjithçka, pёr tё pёrmirёsuar nё maksimumin e mundshë parametrat e furnizimit me energji nё zonat rurale, qё e vёrteta ёshtё se po bёhen zona biznesi gjithnjё e mё tё rёndёsishme”, ka thënë Berisha në këtë takim./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.