Berisha: Të miratohet ligji që përjashton kompanitë celulare nga taksa për vendosjen e antenave

Postuar në 09 Janar, 2013 09:17

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha kërkoi që kompanitë celulare të lehtësohen nga taksat. Ai kërkoi që të miratohet ligji që përjashton këto kompani nga taksa për vendosjen e antenave.   “Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare, duke gjykuar që janë të pasura iu këpusin taksa të majme, këtë kryesisht e bëjnë ata që thonë se do heqin çdo taksëantenat e komunikimit përjashtohen nga ço lloj takes. Ato e japin shpërblimin disa herë më të madh se sa mendohet. Vendosja e këtyre antenave nuk mund të jetë subjekt tatimi as nga vendorët dhe as nga qendrorët, ndryshon problemi kur vendosen në pronë private”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë deklaroi ndër të tjera se qeveria e tij ka shpenzuar 5 herë më shumë për personat me aftësi të kufizuar në krahasim me vitin 2005.  “Në vitin 2005 buxheti për personat me aftësi të kufizuar ishte 6,1 miliardë lekë, kurse buxheti aktual është 13 miliardë lekë e pallogaritur këtu fondi i rimbursimit të ilaëeve.  Pagesa ka qënë 6 e 800 lekë në muaj kurse sot është 12 mijë e 500 lekë. Pagesa për tetraplegjikët ka qënë 6 mijë e 800, sot është 9 mijë e 500 lekë. Paketa higjeno-sanitare që nuk i paguante asgjë më parë, ishte 0 për para dhe tetraplekgjikët, ndërsa sot kur ndjekin shkolla marrin 160 mijë lekë, iu paguhet më shumë se një rrogë minimale e punonjësve. “ -u shpreh Kryeministri. Përsa i përket problemit të shpërndarjes së rrogave dhe pensioneve Berisha sqaroi se nuk ka pasur mungesë fondesh për shpërndarje të rrogave dhe pensioneve në disa qytete të vendit, por vonesë të listë-pagesave.  “Ka pasur prej tyre që bërtitën ‘Eureka’ atë të cilën nuk e gjetën dot për më shumë se 6 vite me radhë dhe s`do ta gjejnë dot edhe për 8 vitet e ardhshme. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë mungesë të asnjë lloj fondi. Ka patur një mosparaqitje të listëpagesave në kohën e duhur dhe rroga pa listëpagesën nuk mund të jepet”, theksoi Berisha.  Kryeministri I kërkoi ministrave të krijojnë ura komunikimi me qytetarët. “Kërkova që secili prej jush të krijojë linjën falas të komunikimit të qytetarëve dhe së dyti të afishojë numrin e vetë, i cili ka ndër të tjera edhe taksat e qytetarëve, subvencioni është taksë e qytetarit. Ju kërkoj që të shtoni adresa e-mail në faqen zyrtare dhe të hapni “facebook”. S’ka asgjë të keqe të krijosh kontakte nga “facebook”. Disa ministri që si kanë vendosur, deri ditën e shtunë t’i vëmë dhe të jenë funksionuese. Këto janë avantazhet e komunikimit”, tha ai.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.