Berisha Sekuit: Qeveria ka koncept diktatorial për Policinë e Shtetit

Ish-Kryeministri, Sali Berisha është takuar sot me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Në këtë takim Berisha i është ankuar ambasadori për atë që ish-Kryeministri e quan revansh të mazhoracës ndaj opozitë dhe për keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit.
“Duke u ndalur në zhvillimet e dy javëve të fundit theksova se ato karakterizohen nga një revansh i papërmbajtur i z. Rama ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura dhe administratës publike. Tejet shqetësues është keqpërdorimi politik, me pasoja shumë të rënda dhe jashtë misionit të saj, i Policisë së Shtetit, në konceptin dikatorial “një polici, një shtet”, për të prishur në mënyrë të paligjshme banesa kundërshtarësh dhe mbrojtur ndërtime pa leje të eksoponentëve socialist, duke i dhënë Policisë së Shtetit atribute që i ka Policia Ndërtimore. Së dyti, theksova se deri tani për z.Rama dhe ekipin e tij, Kushtetuta e vendit, ligji i Këshillit të Ministrave, ligji i prokurimeve, sistemi i prokurimeve dhe blerjeve të vogla elektronike nuk ekziston, çka mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin. Lufta kundër korrupsionit nuk ekziston”, shprehet Berisha në lidhje me takimin që pati me Sekuin.
Ish-kryeministri shton se gjatë takimit i ka shprehur ambasadori mendimin se Shqipëria duhet të marrë menjëherë statusin dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria e meriton plotësisht statusin e kandidatit të vendit anëtar për në BE dhe se arritjet e reformave në Shqipëri kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në këtë vend ndaj dhe hapja e negociatave së bashku me statusin do të ishte një vendim i merituar”, shprehet Berisha.
Nga ana e tij ambasadori i ka shprehur Berishës kënaqësinë për këtë takim si dhe vlerësoi të gjitha reformat e bëra nga qeveria që kam drejtuar për integrimin e Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në interesin më të mirë të vendit.
Shekulli
Add new comment