Berisha: Rama po përgatit skenarin e 2009-s, kërkon të dëmtojë zgjedhjet dhe statusin

Kryeministri Berisha ka përsëritur sërish gjatë ditës së sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se Rama po përgatit skenarin e zgjedhjeve të 2009-s. Sipas Berishës, Rama kërkon që të dëmtojë zgjedhjet dhe të mos i njohë ato, në mënyrë që të pengojë marrjen e statusit nga Shqipëria.
“ I kam të dhënat se Rama po përgatit tërësisht skenarin e zgjedhjeve të 2009. Madje, në qoftë se ju keni pasur kureshtje ta ndiqni, deklaroi se edhe ato të 2009-s i kam fituar tha, pra se do fitojë si në 2009 dhe shpalli sigurinë në këtë fitore në Asamblenë e tij. I gjetur para kësaj situate, Kushtetua përcakton mekanizma të qarta që nuk lejon që kombi të merret peng nga askush dhe një nga këto është demokracia direkte”- tha Berisha, duke iu referuar referendumit.
“Skenari i tij është 2009-a, pra që të dëmtojë procesin e statusin. Ne do bëjmë zgjedhje të standardeve të plota ndërkombëtare, por të standardeve të Ramës nuk i bëjmë kurrë ne. Unë po bëj një debat dhe ky proces do të jetë shumë transparent. Në rrjetin tonë social ne jemi shumë dhe do vazhdojë kjo, dhe rezultatet e debatit do të diskutohen me ju dhe grupet e interesit, por një gjë është e sigurtë se këtë vend peng askërkush s’mund ta marrë”- vijoi ai.
Berisha e ka sulmuar Ramën edhe për çështjen e ndarjen e mandateve.
“Dy muaj më pare, kur KQZ-ja pas një pune shumë serioze paraqiti në përputhje me kodin zgjedhor, në ushtrim të plotë të kopetencave të tij skemën e ndarjeve të mandateve, zoti Rama urdhëroi anëtarët e tij për hedhjen poshtë këtë projekt dhe mobilizoi të gjithë mundësitë e veta, zëdhënësit e tij për t’u thënë shqiptarëve se Berisha po na vjedh mandatin dhe zgjedhjet po vidhen dhe se zgjedhjet u prishën pa u zhvilluar. Pamë tryeza ku u thirrën përfaqësi të huaja për projektin e KQZ-së, i cili u hodh poshtë nga komisionerët e PS-së dhe papritur pa asnjë lloj ndryshimi, pa asnjë fakt të ri para tre ditësh deklarojnë se kërkojnë të votojnë variantin për të cilin nuk lanë fjalë, shpifje dhe trillim pa bërë dhe nuk konsiderojnë se ka institucione dhe ligje por absurdin e tyre mendojnë ta bëjnë ligjet e vendit. Kur ftonit në tryezë përfaqësues diplomatik për tu argumentuar se si Berisha po ju vjedh mandatet, ca do t`i thoni ju tani anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, që kërkonin të votohej ai projekt që nuk latë gjë pa shpifur” tha Berisha.
TEMA
Add new comment