Berisha: Rama mendon për pallatet dhe sarajet e tij, PD mendon për ju. S’do e gëzojë pushtetin sa të jeni ju

Postuar në 25 Janar, 2013 14:17

 

Kryeministri Sali Berisha duke folur në festimet për 22-vjetorit të krijimit të PD-së në Elbasan, theksoi se PD-ja kremton krenare këtë festë pasi falë qeverisjes së saj të suksesshme  vendi pati arritje të mëdha.

“Ne sot kremtojmë së bashku ditën që ne të gjithë së bashku u shndërruam nga njerëzit e shtypur në njerëz të lirë duke dëshmuam se ne jemi ndryshimi. Ne jemi ndryshimi sepse ne me kurajën dhe guximin tonë përmbysëm diktaturën e egër komuniste dhe e shndërruam Shqipërinë në vendin e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Sot jemi vendi i respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave njerëzore. Ne jemi ndryshimi- përpara. Pasioni ynë është liria dhe konsolidimi i saj”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se në zgjedhjet e 23 qershorit, Partia Demokratike do të fitojë duke shembur kështu edhe murin e bllokimit.

“Ne festojmë sot krenar se ne jemi ndryshimi pasi ne që shembën Murin e Berlinit, më 23 qershor do të shembim murin e bllokimit. Ne jemi ndryshimi dhe për ne interesat e qytetarëve janë interesat e para”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kreun e PS-së se interesohet vetëm për pallatet e familjarëve të tij dhe pasuritë e tij, ndërkohë që PD ka në qendër qytetarin dhe shqetësimet e tij.

“Tjetri e ka mendjen te pallatet e familjes, rezidencat në Dajt, pronat e familjes, i themi se edhe mund te ndërtosh duke favorizuar leje, por ne kasafortën e partisë nuk mund t’i fshehësh kurrë ato. Ai shoku bën gjithçka tu tatojë ju, ai do që shqiptarët të punojnë për pushtetin e tij, që s’do e gëzojë kurrë sa të jeni ju”, tha Berisha.

Ndërsa ka kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri Berisha premtoi se vitet që vijnë PD-ja do të bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kërkojmë votën për 4-vjeçarin tjetër për ta bërë Shqipërinë vendin të zhvilluar, për ta integruar Shqipërinë në Europë. Në këto 6 vite ne ia dolëm që Shqipëria të vlerësohet me vendet e zhvilluara. Ne kërkojmë votën tuaj për të ecur përpara drejt Euopës. Europa është projekti ynë, zotimi ynë që ne do ta bëjmë realitet vitet që vijnë”, shtoi Berisha.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.