Berisha: NATO është mirëqënie. Rama: Në NATO na futi SHBA, Berisha e përdor për zgjedhje

Postuar në 04 Qershor, 2013 07:34

Në takimin e sotëm elektoral në Roskovec, kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratave të liderit të opozitës Edi Rama, lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Nato.

“Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat me Bashkimin Europian. Po pala tjetër? Ju jeni dëshmitarë që para 3 ditësh u deklaroi shqiptarëve se NATO-ja është natë. Dua t’i them këtij zotërie se NATO-ja është liri kombëtare e garantuar përjetësisht, është prestigj i madh për shqiptarët, siguri madhore e tyre, është vende pune, mirëqenie, është e ardhmja. Në kohën kur do merrnim vizat, bënin gjithçka me protesta për të bllokuar heqjen e vizave. I mbajti peng 3 ligjet, të cilat në fund u detyrua t’i votojë. Ne duam votën tuaj sepse ne duam të krijojmë 250 mijë vende pune”- tha Berisha.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Edi Ramës nga një takim elektoral në qytetin e Maliqit. Duke folur para mbështetësve të tij, Rama ka akuzuar Berishën se po përdor NATO-n për fushatë ashtu siç bëri në zgjedhjet e vitit 2009.

“Sa herë ka zgjedhje i thua shqiptarëve që i fute në NATO. Shqipërinë në NATO e futën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë dhe partnerët tanë, falë këtij populli që prej vitesh e meritonte të ishte pjesë e NATO-s. Me NATO-n kë bërë njëherë fushatë në 2009. Çfarë ke për t’u thënë shqiptarëve në këto vite. Sepse në këto vite të qeverisjes tënde grabitjet e njerëzve dhe të pronave u dyfishuan. Kjo do të thotë varfëri, kjo do të thotë pasiguri”- është shprehur Rama.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.