Berisha kujton 21 janarin dhe flet me të njëjtën gjuhë si tre vite më parë

Postuar në 21 Janar, 2014 07:00

Ish-kryeministri Berisha kujton 21 janarin e 2011-s nëpërmjet një postimi në Facebook. Në një status të postuar pak pas mesditës, Berisha ripërsërit të njëjtin qëndrim të tre viteve më parë, duke akuzuar Ramën si ideator të protestës për të marrë pushtetin dhe protestuesit si “banditë të paguar”.

“Të dashur miq, tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak “bllokun e Ilir Metës” por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund tu fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojtën me vetëmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet qe u zhvilluan atë ditë pati katër viktima dhe dhjetëra e dhjetëra policë, gardistë e qytetarë të plagosur. Duke shprehur edhe një herë ngushëllimet e sinqerta për viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me të rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit. Sb”, shkruan Berisha.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.