Berisha i quan ish-të përndjekurit politikë të grevës së urisë “të sëmurë psiqikë”

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton në Facebook fjalën e mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Berisha ripërsërit akuzat ndaj Ramës për bllokim, duke përmendur bojkotin e Parlamentit, 21 janarin dhe protestën e ish-të përndjekurve. Në lidhje me këtë të fundit, Berisha shkruan se u organizua nga opozita e atëhershme dhe nuk ishte gjë tjetër veçse “grevë e urie dhe djegie për së gjalli e të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë”.
“EUREKA (e gjeta): FAJIN E KA HOLLIVUDI!
“Të dashur miq, fajin për imazhin e Shqipërisë e ka Hollivudi. Kjo deklaratë në sallën e OKB-se nuk është bërë dje nga komiku ynë i mirënjohur Skënder Sallaku por nga Piktori qesharak që tetë vite me radhë bëri gjithçka, më shumë se çdo albanofob tjetër, për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Në tetë vite Edi Rama për të përçudnuar imazhin e Shqipërisë futi në parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, bëri grevë urie, protesta me plehra për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët, organizoi puçin e 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë, organizoi grevën e urisë dhe djegien për së gjalli të të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Rama si askush tjetër mbajti peng për dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë më tej statusin e vendit kandidat vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD….” etj – shkruan ish-kryeministri
Dita
Add new comment