Berisha: Gjuha angleze provim final në maturë

Postuar në 18 Maj, 2012 04:18

Gjuha angleze do të bëhet provim final në maturën shtetërore ndërsa mësimi i saj do të nisë që në klasën e tretë fillore. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën "English for thë Next decade". Berisha kërkoi gjithashtu që të gjithë mësuesit të jenë angishtfolës.

Ai foli gjithashtu edhe për tarifat e TOEFL-it në universitete. Kryeministri i kërkoi Ministrisë së Arsimit që bashkë me rektorët të zgjidhin çështjen për të ulur tarifat, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë 
studentët. 

"Dalin disa probleme në Universitete dhe duhet që Ministria bashkë me rektorët të zgjidhë cështjen e tarifave. Ne duhet ta bëjmë anglishten jo një taksë, por pasion, dije themelore të nxënësve. Natyrisht në kushtet e tregut nuk ka gjë pa cmim, por të përpiqemi ti reduktojmë procedurat, përshembull testi i Toeflit të përballohet sa më lehtë nga studentët tanë", tha kryeministri.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.