Berisha: E kam të ndaluar të telefonoj gazetarët, drejtorët dhe pronarët e medias.

Ish-Kryeministri Sali Berisha perseri ne rrjetin social Facebook komentoi per konfliktin e gazetarit te te perditshmes “Panorama” me policine gjate protestes seaktivisteve te Aleances Kuqezi.
Statusi i Berishes ne FB:
Une, mediat dhe gazetari yne jetim Armand Bajrami!
Te dashur miq, dy nete me pare zyra e shtypit me njofton se, sipas statusit te tij ne Facebook, Policia kishte keqtrajtuar gazetarin Armand Bajrami dhe me force i kishte marre fotot ne te cilat kishte fiksuar police te pashpirt qe godisnin pa meshire me shkopinj dy te rinj protestues. Mirepo ne mediat elektronike ate nate ky lajm nuk figuronte.
Te nesermen, duke besuar se gazetat jane hapur me kete lajm trondites, dhunimi i çdo gazetari eshte lajm i jashtezakonshem, une nuk iu besova syve kur pashe se shumica e gazetave, ne vend te keqtrajtimit te Armand Bajramit, hapeshin me germa kapitale me pjaten e varfer me tre karkaleca ne ditelindjen e te vuajturit apo kryetarit te varfer Ilir Meta. Mbeta keq! Te denoja aktin? Heshtja totale mediatike me thoshte se nuk ka ndodhur. Nga ana tjeter, une e kam te ndaluar (vetendaluar) te telefonoje per çeshtje mediatike gazetareve, drejtoreve, pronareve te mediave. Por shpetova nga sikleti. Me shkrepi ne mendje ti telefonoj presidentit Y. R te gazetareve, individ me reflekse te lindura antiqeveritare. Pasi u pershendetem e pyeta direkt nese kishte dijeni per keqtrajtimin e gazetarit Armand Bajrami nga Policia dhe ne rast se kjo ka ndodhur ai si president a ka bere deklerate per kete ngjarje. Ai u pergjigj me sinqeritet se ngjarja ka ndodhur por mediat e kane çensuruar dhe ai vete, si president, nuk mund te beje deklarate sepse ai (Armandi) eshte nje gazetar jetim (jo ne kuptimin biologjik), pra nuk i takon mbrojtje.
Mjere gazetaret jetim, thashe me vete! Ata nuk i do askush perveç FB!!
Add new comment