Berisha: Bijtë e etërve hoxhistë do t'i rrëzojmë më 23 qershor

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:09

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në sheshin “Demokracia” me rastin e “20 shkurtit” që shënon rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

“22 vjet më parë, në këtë shesh, studentët liberator morën vendimin për sakrificë sublime, ndërmorën grevën epike të urisë, grevën më masive të lirisë që kishte parë Evropa dhe bota, për heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga universiteti në të cilin ata studionin. Këta vajza e djem, me një vendosmëri të madhe, me një guxim të jashtëzakonshëm, të vendosur për sakrificën më të madhe, u ngujuan, për nderin, dinjitetin, lirinë e mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se edhe pas 22 vitesh nga rrëzimi i bustit të Hoxhës, trashëgimtarët e regjimit totalitar po kërkojnë të rimarrin pushtetin.

“Pas 22 vitesh, të përmbysjes së diktaturës hoxhiste, si në asnjë vend tjetër, bijtë e etërve hoxhistë, pasi pushtuan kreun e PS-së, guxuan të ndërmarrin përmbysjen me dhunë të pushtetit tuaj, të dalë nga vota e lirë. Ata gabuan dhe ne u themi edhe njëherë se, pushtet me dhunë në këtë tokë nuk do të merrni kurrë”, u shpreh Kryeministri.

"Pas 22 vitesh, ata  me një verbëri të plotë politike, përdorën pushtetin që u kanë besuar zgjedhësit shqiptarë për t’u ngritur atyre, në rrugën e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit. Por përsëri ata gabojnë. Kësaj radhe gabojnë për të mos mundur të gabojnë kurrë më. Kësaj radhe, me votën tonë, ne do të firmosim fundin e tyre, fundin e merituar”, shtoi Berisha.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.