Bashkëshortja e ambasadorit realizon fjalorin e parë japonisht-shqip

Bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Japoni sapo ka përfunduar fjalorin e parë japonisht- shqip. Sipas medias japoneze, "Daily Yomiuri Online", Reko Dida, sapo i ka dhënë dritë botimit të fjalorit që përmban 13 mijë fjalë.
47-vjeçarja ka vizituar për herë të parë Japoninë në 1996, bashkë me të shoqin, që në atë kohë ishte një studiuese e cila vijoi studimet në universitetin Tohoku në Sendai. Ajo nisi të studiojë në gjuhën japoneze, dhe nuk kishte fjalor japonisht- shqip për shkak të politikës së izolimit të komunizmit.
"Unë përdorja vetëm fjalor japonisht- anglisht", thotë Dida për "Daily Yomiuri Online". Që atëherë ajo mbante shënim fjalët me përkthim shqip në bllokun e saj.
Pasi jetoi në Sendai për tre vjet, Reka u kthye në Shqipëri ku u bë një mësuese e japonishtes. Në 2009 bashkëshorti i saj, Bujar Dida u emërua ambasador në Japoni ku jetojnë aktualisht. Për realizimin e fjalorit Dida është ndihmuar nga gjuhëtar shqiptar dhe japonez, dhe nga djai i saj 21-vjeçar, Besari, i cili studion në universitetin e Tokios. Albanian Screen
Comments
Ku mund ta ble fjalorin? Kam
<p>Ku mund ta ble fjalorin? Kam kerkuar neper librari te ndryshme ne Tirane dhe nuk kam arritur ta gjej.</p>
Add new comment