BAN: DIALOGU NJË PROCES SFIDUES, POR I RËNDËSISHËM POLITIK

Postuar në 22 Mars, 2013 06:23

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë, ku përfshihet një periudhë regjistruese tre muajshe nga 16 tetori deri më 15 janar. Qysh në fillim të raportit, në frymën e zhvillimeve të kohëve të fundit në rajon, Ban përshëndet dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të cilin e quan ‘një progres i rëndësishëm’.

Seanca e sotme e Këshillit do të fillojë pas orës dhjetë paradite sipas kohës lokale, ndërkaq në të do të marrin pjesë përveç pesëmbëdhjetë vendeve anëtare edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq të cilët mbrëmë kanë ardhur në New York.

Në raport Ban i uron liderët e të dyja palëve të cilët thotë se i kanë hyrë një ‘procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.”

Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se ‘megjithëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një ‘sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar’.

Në takimin e sotëm Kosovën e përfaqëson kryeministri Hashim Thaçi i cili pritet të mbajë një fjalë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pasdite ndërkaq po në selinë e Kombeve të Bashkuara kryeministri Thaçi do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban ki Moon./RTK/

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.