Aryset e ministrave të BE për refuzimin e Shqipërisë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:04

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit europian vendosi sot të shtyjë për në qershorin e vitit të ardhshëm vlerësimin për dhënien e Statusit kandidat për Shqipërinë në bazë të një raporti që Komisioni europian do të duhet të paraqesë për ecurinë e mëtejshme. Vendimi u mor nën trysninë e pesë vendeve anëtare, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Hollandës dhe Danimarkës, të cilat paraqitën thuajse të njejtin propozim në mbledhjen e pasdites së sotme.

“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, angazhimin e qeverisë së re dhe lavdëron përpjekjet e shtuara në këto sektorë dhe inkurajon autoritetet të ruajnë këtë ritëm të ri. Këshilli do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar. Në bazë të këtij raporti dhe me mirëkuptimin që Shqipëria do të vazhdoj të ndërtojë mbi përparimet inkurajuese të bëra deri më tani, Këshilli pret të marrë një vendim, lidhur me dhënien e Statusit të vendit kandidat në qershor 2014 në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian”, thuhet në vendimin e marrë nga ministrat e jashtëm të shteteve anëtare.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.