Arrestohet 28-vjeçari, e dënoi gjykata për vjedhje me nje vit e 6 muaj burg.

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin Arbi Hasani të dënuar nga gjykata me 1 vit e 6 muaj heqje lire për vjedhje. Burime Policore bënë të ditur seeshte arrestuar në flagrancë shtetasi Arbi Bujar Hasani, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 11.03.2014 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, duke e dënuar me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Po ashtu, policia e Tiranës ka arrestuar për falsifikim kartëmonedhash 16 vjeçarin Aurel. L. Ky shtetas sipas uniformave blu të kryeqytetit, mësohet se në rrugën “Adem Jashari”, në një lokal bar-sport, në pronësi të shtetasit N.K, ka vendosur një bast sportiv me një kartëmonedhë 100 $ amerikan të falsifikuar.
Policia e Tiranës gjatë 24-orëve të fundit ka ndërhyrë në 4 raste të dhunës në familje duke lëshuar edhe urdhrin e mbrojtjes përkatëse, ndërsa mësohet gjithashtu se në kuadër të forcimit të masave të qarkullimit rrugor janë arrestuar 3 shtetas të cilët janë gjetur pa leje drejtimi, ose me nivel të lartë alkooli në gjak.
Add new comment