Arrestohen 2 motra minorene, akuzohen për dhjetëra vjedhje

Dy minorene janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për disa vjedhje në kryeqytet dhe në qytete të tjera. Mësohet se dy motrat minorene me inicialet R.S 13 vjeç dhe E.S 11 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se dy motrat nga Tirana janë kapur duke vjedhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
Sipas policisë, vajzat e mitura mendohet se janë autore të rreth 50 vjedhjeve në kryeqytet, ndërsa dyshohen edhe për disa vjedhje në qytete të tjera.
Policia i ka shoqëruar vajzat në komisariat, ku me asistencën e psikologëve po i merr në pyetje, për të zbuluar persona të tjerë që mund të fshihen pas tyre.
SHEKULLI
Add new comment