Argita Malltezi e pranon: Biznesmeni pakistanez nuk e finalizoi projektin (ama paratë ia kërkove)

Postuar në 09 Janar, 2013 02:27

 

E bija e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Socialiste se ajo i ka kërkuar një përqindje suksesi një biznesmeni pakistanez, për të realizuar një projekt që kërkonte firmën e babait të saj.

Argita e ka pranuar historinë e biznesmenit pakistanez, por thotë se projekti i tij nuk u realizua për arsye personale. Në fakt edhe PS këtë ka thënë, që projekti i tij nuk u realizua për shkak se ai u ndesh me kërkesat e Argitës që me një firmë të marrë miliona dollarë, pa llogaritur mijërat e eurove që ajo kërkonte për konsulenca të shkurtra si studio avokatore.

“I dalë boje nga mashtrimet 13 ditore mbi të ardhurat tona dhe burimin e tyre, tellalli i paguar i Ramës doli sot për gënjeshtrën e radhës, të cilën e ka përtypur pa sukses dhe para fushatës elektorale të 4 viteve më parë”, shkruan vajza e kryeministrin në deklaratën e saj shpërndarë mediave

Argita thotë se çdo e ardhur e fituar është deklaruar në ILDKP dhe organe tatimore dhe tatuar sipas ligjit.

“Z.Rama e kupton shumë mirë dallimin midis ligjshmërisë dhe deklarimit të burimit dhe fshehjes së burimeve siç bën e shoqja, por zgjedh shpifjen politike sepse standardi i z.Rama është fshehja e pasurisë së tij dhe shpifja, Ndryshe nga z. Rama, ku bashkëshortja e tij deklaron në mënyrë zyrtare se ka marrë pa interes 100 milionë nga një dhurues anonim, pasuria jonë është konform ligjeve në fuqi, gjë kjo e faktuar edhe nga institucionet kompetente”, përfundon deklarata e Argita Malltezit.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.